Simptomat e alergjise dhe te ftohtit, shpesh mund te jene te ngjashme.Por ja se si mund te dalloni diferencat:
1- Shpeshtesia e simptomave
Te ftohtit: Simtomat shfaqen kryesisht njera pas tjetres, fillimisht teshtima, pastaj rrjedhje hundesh dhe ne fund kongjestioni. Alergjite: Simptomat shfaqen te gjitha ne te njejten kohe.
2- Kohezgjatja e simptomave:
Te ftohtit: Pergjithesisht zgasin 10 dite.
Alergjite: Zgjasin ne kohe aq sa personi eshte i ekspozuar ndaj alergenit.
3- Mukus:
Te ftohtit: Shpesh here sekrecionet jane te verdha, si rezultat i ndonje infeksioni.
Alergjite: Pergjithesisht sekrecionet jane te holla dhe pa ngjyre.
4- Teshtimat:
Te ftohtit: Me pak te zakonshme se te alergjite.
Alergjite: Me te shpeshta, madje dhe dy tre here njera pas tjetres.
5- Periudha e vitit:
Te ftohtit: Me e zakonshme ne dimer.
Alergjite: Me e zakonshme gjate pranveres aapo vjeshtes, kur bimet leshojne polena.
6- Ethe:
Te ftohtit: Mund te shoqerohet nga ethe.
Alergjite: Zakonisht nuk shoqerohen nga ethe.