+355 4 2431222 Nobel Ilac Rr. Dora D’Istria, Vila nr. 1, Tirane

MJAFT AKUZUAM BURRAT SE ATA EKZAGJEROJNE – GRIPI BURRAVE EKZISTON ME TE VERTETE.

Debati rreth cështjes në dukje qesharake së “gripit të burrave” është marrë seriozisht nga ekspertët e shëndetit, duke dalë në përfundimin se burrat i përjetojnë më shumë simptomat e ftohjes dhe gripit se gratë. Por cilat janë arsyet?
Gjithë vrojtimet dhe studimet tregojnë faktin që burrat kanë imunitet më të dobët kur vjen puna tek përballja me një infeksion viral respirator sic është gripi, ndaj dhe simptomat i përjetojnë më rëndë, u zgjasin më tepër dhe kanë më shumë nevojë të hospitalizohen.
Një ndër arsyet mendohet të jetë fakti që testosteroni dobëson përgjigjen imune ndaj gripit, ndërsa hormonet seksuale femërore e forcojnë atë. Disa studime me grupe të vogla njerëzish kanë nxjerë në pah përgjigjen e ndryshme imunitare ndaj viruseve të gripit që kanë qelizat e grave ne stadin para menopauzës krahasuar me burrat e së njejtës moshë, kjo diferencë nuk u vu re mes qelizave të grave pas menopauzës me burrat e asaj moshe.
Në studim nuk u morën parasysh diferenca të tjera mes burrave dhe grave, sic mund të jetë duhanpirja apo kujdesi i ndryshëm shëndetësor mes dy gjinive, ndaj studime më të hollësishmë dhe më të detajuara duhen në të ardhmen në këtë fushë, por deri atëhere burrat kanë gjetur një justifikim të mbështetur në studim sa herë kritikohen që ankohen dhe ekzagerojnë pa fund në gjëndjet gripale.

Related Posts

Leave a Reply