Viruset e gripit klasifikohen në tre grupe: A, B dhe C. A dhe B janë më të zakonshmit, të cilët bëhen shkaktarë të gripit sezonal dhe mund të cojnë deri në pandemi si rezultat i shtameve të reja apo nëntipeve. Virusi A ka 2 nëntipe H dhe N, të cilat lidhen me ndryshimet e proteinave sipërfaqësore. Në ndryshim nga virusi A i cili kalon përmes specieve, virusi B infekton vetëm njeriun. Virusi C nuk është aq i zakonshëm sa dy viruset e tjera, nuk lidhet me gripin sezonal, madje nuk përfshihet as në vaksinë.
Disa Viruse e kanë zanafillën te kafshët dhe shkaktoinë sëmundje te njerëzit. Shumë prej llojeve të virusit A të gripit kanë filluar te zogjtë dhe më pas kanë kaluar direkt te njerëzit si psh H5N1 i cili ka shkaktuar viktima të shumta në Lindjen e Mesme apo Azi apo H7N9. Disa të tjerë nga derrat te njerëzit sic ishte virusi H1N1 i cili u shfaq për herë të parë te njerëzit ne vitin 2009, duke perhapur epideminë ne 2009- 2010 pasi ishte krejtësisht i ri si virus dhe nuk ishte kriuar asnjë lloji imuniteti ndaj tij. Sot ky virus është i përfshirë në të gjitha vaksinat e gripit. Shkenca dhe mjekësia mbështetet te klasifikimi i viruseve për të emëruar apo përcaktuar shtamet e reja të tyre, por e vërteta është që ato janë nën një ndryshim të vazhdueshëm, ndaj dhe vaksinat përmbajnë shtame të ndryshme nga viti në vit, duke u munduar të jenë thjesht parashikuese, e mejithatë përtej kësaj ne të gjithë mund të jemi ndihmues ndaj vetes dhe të tjerëve duke qënë të kujdesshem në higjiene, duke mos frekuentuar vënde të populluara gjatë periudhës së gripit sezonal.